Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, edhe një herë e ka bërë të qartë qëndrimin e SHBA-së se nuk ka asnjë skenar të pranueshëm ku terroristët e Hamasit vazhdojnë të veprojnë në Gaza pas një marrëveshjeje që i jep fund luftës, përcjell Gazeta Metro.
SHBA-ja disa herë ka kërkuar dorëzimin dhe ikjen e Hamasit nga Gaza, ashtu siç bëri edhe deklarata e përbashkët e Ligës Arabe javën e kaluar.
Në një intervistë të fundit për Fox News, sekretari Marco Rubio tha se nuk bën të lejohet vazhdimi i veprimtarisë së Hamasit në Gaza, sepse kjo e pamundëson paqen.
“Hamasi nuk mund të vazhdojë të ekzistojë… për aq gjatë sa Hamasi ekziston si grup i armatosur në Gaza, nuk do të ketë të ardhme paqësore sepse do të ndodhë sërish, e kjo nuk bën të ndodhë prapë”, tha kryediplomati amerikan duke iu referuar sulmit terrorist të 7 tetorit.
SHBA-ja është përpjekur me muaj të tërë të shtyjë përpara një marrëveshje të armëpushimit dhe të paqes përfundimtare në Gaza, mirëpo terroristët e Hamasit kanë qenë të vendosur në kërkesat e tyre që të zvarrisin procesin./gazetametro.net
.@SecRubio on @larry_kudlow @foxbusiness: “Hamas cannot continue to exist … as long as Hamas exists as an armed group in Gaza there will not be a peaceful future because it’s going to happen again — and this can never happen again.” pic.twitter.com/aMOcAMrIU8
— Department of State (@StateDept) August 7, 2025