Alarmohet OBSH, një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e 50 personave në Kongo
Alarmohet OBSH, një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e 50 personave në Kongo 26.02.2025 | 04:35
Një sëmundje e panjohur ka shkaktuar vdekjen e 50 personave në pjesën veriperëndimore të Kongos, sipas mjekëve që ishin në terren si dhe njoftimeve që i bëri të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.
 
Intervali kohor mes shfaqjes së simptomave të para dhe vdekjes ishte 48 orë në shumicën e rasteve dhe “kjo është shumë shqetësuese”, tha drejtori i spitalit rajonal ‘Bikoro’, Serge Ngalebato.
 
Sëmundja misterioze u shfaq më 21 janar në Republikën Demokratike të Kongos duke regjistruar 419 raste, nga të cilët 53 persona kanë humbur jetën.
 
Sipas zyrës së OBSH-së për Afrikën, shpërthimi i parë i sëmundjes u regjistrua në qytetin Boloko pasi tre fëmijë, që kishin ngrënë një lakuriq, vdiqën brenda 48 orëve nga simptomat e etheve hemorragjike.
 
Për një kohë të gjatë ka patur shqetësime për bartjen e sëmundjes nga kafshët tek njerëzit në ato vende ku njerëzit ushqehen me kafshët e egra.
 
Numri i sëmundjeve të tilla në Afrikë është rritur në mbi 60 për qind gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave të vitit 2022 të OBSH-së.
 
Pas shpërthimit të dytë të kësaj sëmundje të mistershme në qytetin Bomate më 9 shkurt, mostrat nga 13 raste u dërguan për prova laboratorike në Institutin Kombëtar për Hulumtime Biomjekësore në Kinshasa, kryeqytetin e Kongos.
 
Të gjitha mostrat treguan se nuk bëhej fjalë për sëmundjen e Ebolës apo sëmundje të tjera që shoqërohen me simptoma të etheve hemorragjike, sikurse sëmundja Marburg. Por disa teste rezultuan pozitive për infektim të mundshëm me malarie. VOA
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.