Selia e Shenjtë: Izraeli dhe Palestina dy shtete, për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme
Selia e Shenjtë: Izraeli dhe Palestina dy shtete, për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme 01.08.2025 | 04:30
Kryeipeshkvi Caccia, përfaqësues i Vatikanit në Kombet e Bashkuara, gjatë konferencës së OKB-së, të kërkuar nga Franca dhe Arabia Saudite, theksoi shqetësimin për situatën e rëndë humanitare në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje për armëpushim, mbrojtje për civilët palestinezë dhe lirimin e pengjeve izraelite. Duke kujtuar rëndësinë e Jerusalemit, ai ngriti zërin për një status që "garanton ruajtjen e identitetit të tij unik".
 
Terrorizmi nuk mund të justifikohet kurrë, megjithatë "e drejta për vetëmbrojtje duhet të ushtrohet brenda kufijve tradicionalë të domosdoshmërisë dhe të proporcionalitetit". Selia e Shenjtë e theksoi këtë edhe një herë, me forcë dhe me dhimbje, gjatë konferencës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara mbi "zgjidhjen paqësore të çështjes palestineze dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete", të organizuar nga Franca dhe Arabia Saudite, që përfundoi më 30 korrik në Nju Jork. Vëzhguesi i Përhershëm, kryeipeshkvi Gabriele Caccia, bëri thirrje urgjente për "një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve izraelite, kthimin e trupave të të ndjerëve, mbrojtjen e të gjithë civilëve palestinezë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar dhe mospengimin e ndihmës humanitare", ndërsa përsëriti dënimin për sulmin e kryer nga Hamasi kundër izraelitëve më 7 tetor 2023.
 
Shqetësim për krizën humanitare
 
Selia e Shenjtë, deklaroi imzot Caccia, "mbetet thellësisht e shqetësuar për keqësimin e krizës humanitare në Rripin e Gazës". Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të japë një përgjigje të menjëhershme dhe të koordinuar për "zhvendosjen masive të familjeve", "mungesës së shërbimeve thelbësore", "urisë në rritje" dhe "privimeve të çdo lloji", që "trondisin ndërgjegjen njerëzore".
 
Kryeipeshkvi u përqendrua në ndikimin e konfliktit tek civilët, duke vënë në dukje numrin e fëmijëve të vrarë, shkatërrimin e shtëpive, spitaleve dhe vendeve të kultit. Përmendi "sulmin e fundit kundër kishës së Familjes Shenjte, i cili e lëndoi më tej atë bashkësi të tronditur". Kjo ngjarje ka shkaktuar ankth të thellë, duke marrë parasysh rolin e të krishterëve në rajon, të cilët prej kohësh kanë kërkuar të "jenë ata, që promovojnë dialogun dhe paqen".
 
Zgjidhja me dy shtete, e vetmja rrugë e qëndrueshme
 
Selia e Shenjtë është e bindur se "zgjidhja me dy shtete, e bazuar në kufij të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht, është e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt një paqeje të drejtë". Kjo dëshmohet nga hapat e rëndësishëm të ndërmarrë deri tani, siç është njohja zyrtare e Shtetit të Izraelit nëpërmjet Marrëveshjes Themelore të vitit 1993 dhe njohja e Shtetit të Palestinës nëpërmjet Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse të vitit 2015. Një pikë tjetër kyçe e theksuar nga imzot Caccia është mbështetja e fuqishme për "të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez, duke përfshirë të drejtën e vetëvendosjes", si dhe "aspiratat legjitime" të palestinezëve "për të jetuar në liri, siguri dhe dinjitet brenda një Shteti të pavarur dhe sovran".
 
Rëndësia e Jerusalemit
 
Në mbyllje, Vëzhguesi i përhershëm kujtoi rëndësinë "universale fetare dhe kulturore" të Jerusalemit, qytet i shenjtë për të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët, prandaj, statusi i tij duhet "të kapërcejë ndarjet politike dhe të garantojë ruajtjen e identitetit të tij unik". Kërkesa e Selisë së Shenjtë parashikon një "statut të veçantë të garantuar në nivel ndërkombëtar, të aftë të sigurojë dinjitetin dhe të drejtat e të gjithë banorëve të tij dhe të ndjekësve të tre feve monoteiste, barazinë para ligjit të institucioneve dhe bashkësive të tyre, duke ruajtur karakterin e shenjtë të qytetit dhe trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme fetare dhe kulturore"./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.