“Karma” e kryeparlamentarit, VV refuzonte më 2017 kandidatin e PAN-it, Kurti kërkonte emër tjetër
“Karma” e kryeparlamentarit, VV refuzonte më 2017 kandidatin e PAN-it, Kurti kërkonte emër tjetër 29.04.2025 | 02:37
Pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur për herë të gjashtë ta ripropozojë Albulena Haxhiun për këtë post.
 
Deputetët e kësaj partie kanë akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në për bllokim të konstituimit të Kuvendit dhe kanë kërkuar përkrahje nga opozita.
 
Megjithatë, opozita ka refuzuar të japë votat e nevojshme, duke rikujtuar se Vetëvendosje në të kaluarën, sa ishte në opozitë, asnjëherë nuk kishte mbështetur kandidaturat për kryetar të Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.
 
Në vitin 2017, kjo parti nuk kishte treguar gatishmëri për të përkrahur koalicionin PAN në zgjedhjen e Kadri Veselit si kryeparlamentar.
 
Në atë kohë, kreu i VV-së, Albin Kurti, kishte propozuar një kandidat konsensual, duke theksuar se PAN-i nuk duhej të insistonte në Veselin si kandidat.
 
“Nëse nuk i ka votat zotëri Veseli, unë jam i bindur që në mesin e ka shumë kandidat që i kanë votat”, kishte deklaruar Kurti nga foltorja e Kuvendit.
 
Tani, ndonëse në pozitë, VV-ja po përballet me refuzimin që dikur vetë e praktikonte. /Klankosova.tv
 
Video 
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.