KDI: Bllokada në Kuvend ka cenuar rëndë funksionimin institucional dhe rendin kushtetues
KDI: Bllokada në Kuvend ka cenuar rëndë funksionimin institucional dhe rendin kushtetues 07.08.2025 | 03:53
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka prezantuar sot analizën e re mbi pasojat e bllokadës në Kuvendin e Kosovës, e cila ka hyrë në muajin e katërt pa njëzgjidhje funksionale.
 
Raporti nënvizon se mungesa e konstituimit të Kuvendit nuk është më thjesht një krizë politike pas-zgjedhore, por një çrregullim institucional serioz, me pasoja të drejtpërdrejta për demokracinë funksionale dhe për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
 
Gjatë konferencës për media, Eugen Cakolli nga KDI theksoi se moskonstituimi i Kuvendit ka krijuar një vakuum institucional, ku qytetarët janë lënë pa përfaqësim politik, Qeveria në dorëheqje vepron pa mbikëqyrje parlamentare, dhe institucionet e pavarura kanë mbetur jashtë kontrollit demokratik. “Kuvendi nuk është thjesht një institucion ligjvënës. Ai është themeli i rendit kushtetues të Kosovës. Pa Kuvend funksional, qytetarët janë përjashtuar nga vendimmarrja dhe shteti ka hyrë në një fazëpauze”, tha Cakolli.
 
Sipas analizës së KDI-së, mungesa e Kuvendit ka ndikuar nëdisa rrafshe të funksionimit të shtetit. Para së gjithash, nuk ështërespektuar afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e tij, siç e përcaktoi Gjykata Kushtetuese në vendimin KO124/25. Kjo shpërfillje përbën shkelje të qartë të rendit kushtetues dhe minon parimin se vendimet e Gjykatës janë përfundimtare dhe detyruese. Mbi të gjitha, kjo e ka futur vendin në një terren tëpashkelur kushtetues, me pasoja të paparashikueshme, që do tëduhej të sqaroheshin nga Gjykata Kushtetuese.
 
Në këtë periudhë vakumi, Qeveria në dorëheqje ka ndërmarrëvendime me ndikim të madh politik dhe financiar – përfshirëmbi 70 milionë euro angazhime buxhetore – në mungesë tëkontrollit parlamentar dhe jashtë mandatit të kufizuar qëpërcakton Ligji për Qeverinë. Vendime për ndarjen e subvencioneve, themelimin e komisioneve të përhershme, ose ndryshime kadrovike në borde publike janë marrë, pa asnjë filtër mbikëqyrës apo diskutim institucional.
 
Ndërkohë, reforma kyçe të paralajmëruara dhe të dakorduara, si Vettingu dhe Kodi Civil, kanë mbetur pezull. Pesë projektligje tëreformës në drejtësi janë të bllokuara. Po ashtu, procesi i ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare është ndërprerëplotësisht – përfshirë ato që ndërlidhen me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe Planin e Rritjes sëBashkimit Evropian, i cili pritet të sjellë mbi 800 milionë euro për Kosovën. Pa një Kuvend funksional, të gjitha këto partneritete janë të ekspozuara ndaj dështimit, meqenëse që secila prej tyre duhet të procedohet në procedurë parlamentare nga pika zero – një proces që zgjatë mesatarisht 3 deri në 6 muaj.Situata nuk është e kufizuar vetëm në aspektin ligjvënës. Mbi 20 institucione të pavarura, me një buxhet vjetor prej 59 milionëeuro, kanë mbetur pa mbikëqyrje. Raportet e tyre për vitin 2024 nuk janë shqyrtuar, ndërsa një pjesë e bordeve vazhdojnë tëmbeten jofunksionale. Kjo hap rrugë për ndërhyrje politike, mungesë transparence dhe keqpërdorim të fondeve publike.
 
Sferë tjetër e ndikimit të bllokadës institucionale ështëpërjashtimi i qytetarëve nga përfaqësimi demokratik. Prej gati një viti, e sidomos prej tre muajsh, Kosova ka funksionuar efektivisht pa Kuvend – pa përfaqësim, pa kontroll dhe pa zë tëqytetarëve brenda institucioneve. Kjo gjendje minon legjitimitetin institucional dhe e dëmton në mënyrë tëpakthyeshme besimin publik në sistemin demokratik.Në përmbyllje të konferencës, KDI i bëri thirrje të gjitha institucioneve dhe akterëve politikë të veprojnë pa vonesa dhe në përputhje me parimet e kompromisit dhe konsensusit politik, siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Po ashtu, u kërkua një auditim i plotë i vendimmarrjes së Qeverisë nëdorëheqje gjatë periudhës së bllokadës.
 
Raportin e plotë mund ta gjeni këtu: https://kdi-kosova.org/publikimet/bllokada-ne-kuvendin-e-kosoves-dhe-cenimi-i-integritetit-institucional/Raporti “Bllokada në Kuvendin e Kosovës dhe cenimi i integritetit institucional” është përgatitur në kuadër të projektit “Të rinjtë dhe Shoqëria Civile për Integritet”, i financuar nga Qeveria Suedeze përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.