E fali Bajramin me veshje kombëtare, cili ishte mesazhi që deshi të përcjell hoxha nga Drenasi
E fali Bajramin me veshje kombëtare, cili ishte mesazhi që deshi të përcjell hoxha nga Drenasi 13.05.2021 | 10:36
Imami i Xhamisë në Krajkovë të Drenasit, Faruk Hoxha, e ka falur sot namazin e Fitër Bajramit me veshjen kombëtare.
 
Hoxha tha se qëllimi i mesazhit që ai deshti ta përcjellte ishte që feja dhe kombi janë sikur dy binjakë që nuk mund të ndahen nga njëri tjetri.
 
“Kombi dhe feja janë dy binjakë që nuk mund të ndahet. Kushdo që bën përpjekje t’i ndajë dy binjakë bëjnë krim. Mesazhi im ishte që mbi të gjitha ne jemi shqiptar.
 
Dhe mbi të gjitha ne duhet të jemi krenar me rrënjet tona. Sikur një bimë nëse nuk ujitet dhe nuk ka kujdes për rrënjet e saj, atëherë ato prishen”, tha ai në Info Magazine.
 
Imami i Xhamisë në Krajkovë shtoi se veshja kombëtare është lënë anash nga gjeneratat e reja.
 
Madje ai tregoi se ka pasur vështirësi në sigurimin e kësaj veshje.
 
“Fakti se pse vendosa me u vesh me veshjen e të parëve tanë, veshjen që e përdorën edhe shumë heronj që kanë rënë për vendin tonë, është se sot e kam pasur në plan që të diskutojë obligimet ndaj atdheut tonë. Dhe përveç ligjërimit deshta që edhe në aspektin vizual të paraqes mesazh”, tha Hoxha.
 
“Unë kam pasur vështirësi që ti sigurojë një palë veshje të tilla. Dhe kjo më ka shqetësuar gjatë përgatitjes së temës për Bajram. Kur hyra në xhami në veshjen time shihej në sytë e xhematit, një mallëngjim dhe është pritur jashtëzakonisht mirë”, tregoi ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave