Nga: Kimete Berisha
(dhe diçka për Ibn Edi Ramën, Allahu i plotëfuqishëm qoftë i kënaqur me të)
1. Viteve të 90-ta ka ka pas marifet. Kur janë ndarë dashnorët e i kanë pyet hallku "i mërzitur" "pse" u ndatë- ata janë përgjigjë "valla nuk gjetëm gjuhë të përbashkët", dhe me kaq mbyllej "rasti".
Tash të thonë, hajt more mos ta ndin se s'u kanë kësmet, se valla me pas qenë kësnmet, kush që e ndal s'kish pas, dhe kjo "arsye" hyjnore, me kaull ta heq mërzinë, sidomos kur shikon nga penxherja e djersitur (festave) dhe i sheh hallkun kah bëjnë sefa, e ti jo, ti e vizaton me gishtin tregues një zemër prej avullit në xhamin që të ndan nga vetmia.
Ato vite kanë qenë të arta, në Kosovë lulëzonte dashnia më shumë se arat e bukës (nejse në këto treva gjithmonë dashnia ka pas më shumë përparësi sesa punimi i arës). Ka qenë lezet diqysh.
Ta zëmë kur të ngucnin djemtë në korzo, dhe sidomos në oborrin e gjimnazit, nuk t'i ngjitshin turlifarë "bishtash", por derisa me elegancë kaloje pranë tyre, ata romantik siç njihen botërisht shqiptarët, të thonin për shembull "oh shpirt i demokracisë". natyisht që pasonte shkrirja shpirtërore nga ana jote.
Se ishte koha e Rugovës ajo, atëherë edhe dashnia ka qenë e demokratizuar..
Nejse ka qenë në modë edhe shprehja "dashnorët e Venedikut", por kjo devizë u përdorë vetëm në raste kur "Romeo e Xhulieta" i lanin duartë.
Gjuha e përbashkët është problem, sepse secila gjuhë e secilit i ka shenjat dalluese unike, si gishti tregues, ku regjistrohet çdo fjalë.
Pra, siç do të thoshte Ibn Edi Rama, kemi me dhënë xhevap për secilën fjalë që e kemi thënë. Sepse, fjalët tona i merr era e i harrojmë ne, por gjuha jonë i regjistron.
2. Është një idiomë e "serbomëdhenjëve" (qysh i quante idolli i Albinit, Rexhep Qosja), e që më pëlqen shumë sepse e përshkruan njeriun që lyp punë e i lutet Zotit mos me gjet punë.
Kjo idiomë ma ka kujtuar sot me sabah t'ferkut, Albinin,
Ky, kërkon të bëhet Kryeministër, por e lutë Zotin kah t'rrotullohet që të mos bëhet.
Me desht aq shumë m'u bë Kryeministër-bëhet sot.
Po shihet ashiqare se po priton. E di unë pse.
Sepse pastaj kur të bëhet Kryeministër s'ka më tema "ideale", s'ka më "le le le" e poezi, por ka probleme të vrazhdta, banale, të cilat e bëjnë njeri "normal", e ky s'është i disponuar me humb idenë e atij "kingut" që e shëron Kosovën me thënie të bukura,
Albini është i mençur, e di se shqiptarët kanë aq shumë probleme (aq shumë është e kriminalizuar drejtësia dhe s'ka rregull) sa edhe 100 vjet m'i pas në pushtet nuk mundesh me qitë n'të.
Sot me ja nis, i nevojiten 5 vjet propagandë e nat e ditshme veç kundër bërllogut, m'i bindë shqiptarët se bërllogu nuk gjuhet në rrugë.
Albini ka frikë sepse e di mirë se në fund, ka me qenë "i keq", si të gjithë të tjerët.
Shqiptarët lypin punë, drejtësi, barazi, rehati, zbulimin e vrasjeve, e këto nuk arrihen qysh duam ne, shpejt,
Se ne, siç e kemi thënë edhe më parë, açik krejt botës e kemi një idiomë që thotë "Më shumë e dua sherrin e shpejtë se hajrin e kadalshëm".
Mos shih kusur, jemi me frymë n'fyt, durimin e kemi harxhuar viteve të nëntëdhjeta.
3. S'di a ju kam tregu: Seneka kish pas qenë një herë në rrezik që Neroni me ja këput krytë. Tha, Neronin e kapi xhelozi e madhe ndaj Senekës në njëfarë mbledhie, kur tha e rrethuan popullata Senekën dhe po e ngoninn me adhurim kah po pleqnonte.
Neroni tha dha urdhër me ja heq flamën, por menjëherë u pendua, tha kadal se ky nhall, i lodht, i smutë, Senekës (gjithmonë ish dukur i lodhur) nuk i shkon larg, pse me m'u numëru m'u që e vrava, tuj e pas ky një këmbë n'dhe një mbi dhe.
Dhe kështu Seneka vazhdon me jetu, si zotni, dhe jeton aq gjatë sa për të thënë se "Sëmundja ma zgjati jetën".
Mos u habit, ka njerëz që paraqiten t'smutë, për mos m'i nguc Ju kam tregu ka qenë njëfarë profesori që thanë krejt jetën ja lshojshin udhën e nuk e ngucke kush se "i smutë". Profa i mençur, e ka hetu se po dhez "mëshira", e ka ditë se pak ka njerëz aq të poshtër që shtyhen me njeriun që paraqitet që nuk e çel sabahu t'gjallë.
4. "Fati në fatkeqësi" është një tjetër shprehje që ka gjetur përdorim të gjërë te shqiptarët.
Kjo idiomë i shkon Edi Ramës, i cili i la pa punë edhe hoxhollarët, priftërinjtë, dervishët, budistët, shamanët dhe veç jahuditë s'po ia mbanë m'i citu se ata tjanë të rreptë (s'janë si ne t'kthyshëm), Zoti i tyre të mëson m'u hakmarr: "Sy për sy-dhëmbë për dhënmbë".
Në kohën e fatkeqësisë natyrore, Edi Rama u kthye në "jetë" si nga hiri, "doli" nga toka, sepse deri në ato çaste ai dukej i rrëzuar përtoke dhe pa të ardhme në politikë.
Diti të bëhet babë për jetimin, djalë për nanën që humbi të birin; nip për gjyshet që i humbën nipat; vëlla për motrat; shpi për të pastrehët; diti t'ua qajë hallet të gjthëve, t'ua heq mërzinë, t'i "mashtrojë" me lodra, me shpresë dhe me humor, diti të bëhet antidod për fatalizëm.
Pra, Edi Rama diti të dalë nga rrënojat ku e gjeti tërmeti. Sepse kur ndodhi tërmeti ky veçse ishte i rrënuar.
Tash ka vendosur ta krijojë një botë të re, pa thashetheme.Që do të thotë ka vendosur ta krijojë "Njeriun e Ri" dhe ta "vras "të vjetrin".
Do ta ndalojë edhe letërsinë dhe poezinë që nuk bazohet në fakte të gjalla.
Edi Rama citon thënie të "shenjta" të cilat asnjëherë nuk u vërtetuan shkenctarisht, e në të njëjtën kohë kërkon t'i dënojë njerëzit "mendojnë pa fakte", pra t'i dënojë pse mendojnë pa "fakte" se ky është 'I keq". Mendimeve dhe ndjenjave nuk u nevojiten faktet, Ibn-ja më i gjatë n'planet/
Edi Rama vuan nga nevoja e sëmurë me dasht krejt njerëzimi, dhe urrejtja ndaj tij i duket ilegale dhe "fake news".(S'ka vuajtje më e madhe se kjo).
Shpifjes i frikësohet vetëm fajtori dhe budallai që pret parajsë në këtë botë të rreme.
Ne jemi i vetmi popull në botë që e kemi idiomën "Kjo Dynja e rreme". E tash kjo "Dynja e rreme" me luftu kundër rrenave.
Lëri njerëzit le të hanë tortë. Se më përpara vdesin shqiptarët sesa që pranojnë me t'u tutë ty.
P.S. Pra, Albinit dhe Isës ende nuk ua ka ba Zoti nasib m'u marrë vesh. Po tutët Albini., Jo nga Presidenti. Po tutët nga dështimi.
Mos u tutë, se shqiptarët nuk mbajnë mend./Bota Sot