“Instaluam ngrohëse”, Reuters shkruan për luanin dhe arinjtë që strehohen në Mramor të Prishtinës
“Instaluam ngrohëse”, Reuters shkruan për luanin dhe arinjtë që strehohen në Mramor të Prishtinës 27.11.2023 | 02:33
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters ka shkruar për një luan dhe disa arinj që strehohen në Mramor të Prishtinës.Punëtorët në një vendstrehim të këtyre kafshëve atje po punojnë shumë për t’u kujdesur për një luan që dëshiron të luajë në dëborë dhe arinjtë që u hoqën nga habitati i tyre natyror kur ishin këlyshë, shkruan Reuters.
 
Ndërsa bora e parë e dimrit mbuloi “Prishtina Bear Sanctuary” në kryeqytetin e Kosovës, vizitorët shijuan pamjen e një luani duke luajtur përpara se të strehoheshin shpejt në ambiente të mbyllura ku ishte instaluar një ngrohëse për t’i shmangur temperaturat që bien nën zero.
 
“Ne e dimë që ky nuk është mjedisi i tyre perfekt për të mbijetuar, por ne kemi krijuar një vend të këndshëm për dimër dhe kemi instaluar një ngrohëse që e ndihmon shumë sepse macet e mëdha kanë nevojë për temperatura shumë më të ngrohta”, thotë Albana Hoti, menaxhere në “Prishtina Bear Sanctuary”.
 
Luani, i quajtur Gjon, u shpëtua vitin e kaluar nga një restorant lokal ku mbahej për t’i argëtuar klientët. Ai pritet të transportohet në Afrikën e Jugut pasi të kapërcehen pengesat ligjore.Reuters shkruan se vendstrehimi i këtyre kafshëve ku ka 20 arinj, menaxhohet nga Four Paws International, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për mirëqenien e kafshëve. Arinjtë kanë një histori të ngjashme me atë të Gjonit, pasi njësoj, ata ishin mbyllur në kafaz në restorantet lokale – pasi ishin marrë nga pyjet lokale – përpara se të shpëtoheshin.
 
Katër ose pesë nga arinjtë në këtë strehimore nuk e kanë përjetuar kurrë jetën e egër, thotë Hoti.
 
 
 
 
 
 
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave