Forca e Sigurisë së Kosovës ka hapur sot dyert e kazermave për qytetarët, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Ditës së Forcës”.
Aktiviteti po zhvillohet në të gjitha kazermat e FSK-së, ku qytetarët kanë mundësi të njihen nga afër me kapacitetet ushtarake, të shohin pajisjet dhe mjetet ushtarake, si dhe të takojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë tashmë ka nisur të mirëpresë vizitorët, të cilët po shfrytëzojnë mundësinë për t’u njohur më nga afër me punën dhe aktivitetet e FSK-së.
Nga pamjet e siguruara nga Klan Kosova, shihen në radhë edhe fëmijët.Dyert e kazermave do të jenë të hapura për qytetarët nga ora 10:00 deri në 13:30.