Rama dhe UNICEF nënshkruajnë memorandum për përmirësimin e shërbimeve për fëmijët.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për forcimin e politikave dhe shërbimeve për fëmijët.
Sipas njoftimit, partneriteti synon përmirësimin e planifikimit, buxhetimit dhe shërbimeve në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, me fokus të veçantë te fëmijët më të cenueshëm.