Rama pyet Kurtin: Si arriti Kosova në pikën më të ulët të raporteve me ShBA-në?
Rama pyet Kurtin: Si arriti Kosova në pikën më të ulët të raporteve me ShBA-në? 20.07.2026 | 02:24
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook për raportet e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
 
Rama ka thënë se derisa ShBA ka nisur Dialogun Strategjik me Serbinë, i cili përfshin bashkëpunim në fusha si energjia, siguria, infrastruktura, teknologjia dhe mbrojtja, dialogu strategjik me Kosovën mbetet i pezulluar.
 
“Brenda pak ditësh, Shtetet e Bashkuara artikuluan qartë prioritetet e tyre në raport me Serbinë dhe Kosovën.Me Serbinë nisi Dialogu Strategjik, niveli më i lartë i bashkëpunimit dypalësh. Në tavolinë janë marrëveshje për energjinë dhe sigurinë energjetike, investime në infrastrukturë, zhvillimin e rrjetit 5G, bashkëpunimin në mbrojtje dhe industrinë ushtarake, arsimin, shkencën, teknologjinë dhe projekte të përbashkëta afatgjata.
 
Ndërkohë, mesazhi për Kosovën ishte krejt i kundërt”, shkroi ai.
 
Rama ka përmendur edhe deklaratat e ish-ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier për dëmtimin e reputacionit të Kosovës në Uashington, duke kërkuar përgjigje nga kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, për situatën e krijuar.“Si ka mundësi që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara kanë arritur në pikën ku partneriteti strategjik është i pezulluar dhe besimi është vënë në pikëpyetje?”, ka shkruar mes tjerash Rama, duke e cilësuar këtë si një ndër momentet më të vështira në raportet Kosovë-ShBA.
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.