36 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990
36 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 02.07.2026 | 01:35
Sot përkujtohet 36-vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë politike të Kosovës, e cila u shpall nga delegatët e Kuvendit të Kosovës.
 
Më 2 korrik 1990, delegatët deklaruan Kosovën si një njësi të veçantë dhe të barabartë brenda federatës së atëhershme jugosllave, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në rrugën drejt shtetësisë.
 
Ky akt historik u miratua në rrethana të jashtëzakonshme, jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës, pasi ndërtesa ishte e rrethuar nga forca të shumta policore dhe ushtarake.
 
Në Prishtinë, delegatët shpallën Deklaratën Kushtetuese, me të cilën kërkohej që Kosova të kishte status të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës ose konfederatës jugosllave.
 
Deklarata e 2 Korrikut konsiderohet si një nga themelet e procesit të pavarësimit të Kosovës nga Serbia, duke synuar trajtimin e saj në të njëjtin nivel me republikat e tjera të federatës së atëhershme. Ky dokument i hapi rrugën miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator 1990,
Deklarata e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Kaçanikut mbeten dy nga aktet më të rëndësishme në historinë e shtetformimit të Kosovës. Këto dokumente hodhën bazat e procesit që çoi në shpalljen e pavarësisë më 2008 dhe përmenden gjithashtu në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila vlerësoi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë./Sinjali
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave