Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime jashtë Kosovës
Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime jashtë Kosovës 14.11.2025 | 15:55
Më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 1 komunave, janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së, raporton Ekonomia Online.
 
Zëdhënësi i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi në një deklaratë për Ekonomia Online ka thënë se jo të gjitha nga to e kanë marrë aprovimin e KQZ-së.
 
Ai tregon se rreth 2 mijë e 570 janë refuzuar dhe nuk do të përfshihen në numërim, pasi në shumicën prej tyre, në 2 mijë e 500 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument unik që votuesit e pranojnë nga KQZ kur të regjistrohen.
 
“Deri të premten, në orën 10:00, nga pjesa e pakove me fletëvotime që janë sjellur në Kosovë, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 9,800, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 7,240, ndërkaq janë refuzuar rreth 2,570. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,500 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”, tha Elezi.
 
Sipas tij, më 11 dhe 12 nëntor, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, është bërë tërheqja e 13,084 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave. Deri më tani, pjesa më e madhe e tyre janë sjellur në Kosovë.
 
Po sipas KQZ-së, në fund të këtij procesi të vlerësimit, do të publikohen të dhënat për çdo komunë për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.