BE: Përmirësimi i lirisë së mediave në Kosovë duhet të vazhdojë
BE: Përmirësimi i lirisë së mediave në Kosovë duhet të vazhdojë 03.05.2026 | 12:00
Kosova ka shënuar përmirësim të dukshëm në fushën e lirisë së mediave, duke u ngritur për 15 pozita në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës “Reporterët pa Kufij”.
 
Ky progres është vlerësuar edhe nga përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, e cila ka theksuar se ky zhvillim duhet të ruhet dhe të forcohet më tej.
 
“Është inkurajuese të shohësh Kosovën të ngjitet për 15 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij. Ky progres tani duhet të mbahet nga zyrtarët publikë dhe nga elita politike, të cilët ndajnë përgjegjësinë për të siguruar një mjedis që e mbështet median,” ka deklaruar Palatova.Liria e shtypit në letër, sfida serioze në praktikë – gazetarët në Kosovë nën kërcënime të vazhdueshme
 
Ajo ka shtuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen për mediat dhe lirinë e shprehjes në Kosovë.“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë mediat dhe lirinë e shprehjes në Kosovë,” ka theksuar ajo.
 
Sipas raportit të Reporterëve pa Kufij, përmirësimi i Kosovës reflekton hapa pozitivë në ambientin mediatik, megjithatë sfidat në këtë fushë mbeten ende të pranishme.Encouraging to see 🇽🇰 rise 15 places in @RSF_en’s #WorldPressFreedomIndex.
 
This progress now needs to be sustained by public officials and the political establishment who share the responsibility for ensuring a media-enabling environment.
 
🇪🇺 will support.#WPFD#EUbyYourSide
— Eva Palatová (@EUActingHeadKS) May 3, 2026
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.