Hoti kërkon rezolutë për dialogun: Mungesa e transparencës është shqetësuese
Hoti kërkon rezolutë për dialogun: Mungesa e transparencës është shqetësuese 24.04.2026 | 15:05
Deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për mungesë të transparencës në procesin e dialogut teknik me Serbinë, duke e cilësuar si situatë shqetësuese për Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës.
 
Hoti tha se e ka përshtypjen që zhvillimet në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit kanë ndikuar që ekzekutivi të hezitojë të raportojë në Parlament për këtë proces.
 
Ai ka kërkuar që Kuvendi të nxjerrë një rezolutë që adreson çështjen e transparencës dhe rikonfirmon orientimin për marrëveshje me njohje reciproke.“Në emër të grupit parlamentar të LDK-së, do të flas për dy tema nacionale, e para është dialogu me Serbinë. Gjatë këtyre muajve dhe viteve, në menaxhimin e këtij procesi është një kthim prapa dhe nuk është hera e parë që po e përmendim, sepse ka pasur një dakordim që ky proces të orientohet drejt marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke, ndërkohë që tash është kthyer mbrapa, në atë që ne e kemi quajtur për vite të tëra, dialog teknik”, tha Hoti.
 
Kujtojmë se Hoti kishte nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2020, ku Kosova dhe Serbia, në Shtëpinë e Bardhë u dakorduan për normalizimin ekonomik, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.