KQZ: Është përmbyllur numërimi i votave nga vendvotimet për kryetarë – Së shpejti do të dalin edhe ato për asamblistë
KQZ: Është përmbyllur numërimi i votave nga vendvotimet për kryetarë – Së shpejti do të dalin edhe ato për asamblistë 14.10.2025 | 03:41
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se të dielën në mbrëmje është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.
 
Ai ka deklaruar edhe se, rezultateve të cilave po i referohen mediat s’janë nga procesi i cili ka filluar dje ( e hënë 13 tetor) në Qendrat Komunale të Numërimit, por janë rezultatet preliminare nga vendvotimet.
 
Ai po ashtu ka thënë edhe se, shpejti në platformën e rezultateve, do të shfaqet një hapësirë e re, ku do të prezantohen Rezultatet nga QKN-të, e cila do të përfshijë edhe  votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
 
Postimi i plotë:
 
Një sqarim…Të dielën në mbrëmje, në 2,571 vendvotime të rregullta është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale. Nga ky numërim, rezultatet preliminare janë prezantuar në platformën e rezultateve, të dielën në mbrëmje. Në ndërkohë, mund të ndodh që të bëhet ndonjë përditësim nga ndonjë vendvotim ku kanë munguar të dhënat.
 
Rezultateve të cilave po i referohen mediat aktualisht, nuk janë nga procesi i cili ka filluar të hënën (13 tetor) në Qendrat Komunale të Numërimit, por janë rezultatet preliminare nga vendvotimet.Së shpejti, në platformën e rezultateve, do të shfaqet një hapësirë e re, ku do të prezantohen Rezultatet nga QKN-të, e cila do të përfshijë:
 
– rezultatet për Kryetarë të Komunave,– rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale, dhe
– votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.Siç e kemi sqaruar, në disa raste deri më tani, përveç numërimit të votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale, në QKN, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, bëhet edhe verifikimi i rezultateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.