Sot, në ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, katër kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përfunduan me sukses akademinë ushtarake trevjeçare në Republikën Federale të Gjermanisë.
Oficerët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që diplomuan me sukses të lartë ishin: Nëntoger Shumëzim Karaqica, Nëntoger Arton Xhemajli në drejtimin ushtarak Logjistikë, Nëntoger Xheladin Kurtaj dhe Nëntoger Fatlum Agushi.