Kosova ende nën sanksione, Kurti i flet Francës për anëtarësim në BE
Kosova ende nën sanksione, Kurti i flet Francës për anëtarësim në BE 23.10.2025 | 02:56
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka takuar kryediplomatin francez në margjina të Procesit të Berlinit në Londër, ku ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në BE, përkundër faktit se vendi ndodhet nën sanksione.
 
Kurti theksoi rolin e rëndësishëm të Francës në sigurinë e Evropës dhe kontributin e saj në Ballkanin Perëndimor, gjatë një takimi me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad.
 
Takimi u zhvillua në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Londër, ku u diskutua për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës, zhvillimet rajonale, çështjet e sigurisë dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.
 
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti ka nënvizuar nevojën që Bashkimi Evropian t’i dorëzojë Kosovës pyetësorin për anëtarësim dhe t’i japë statusin e vendit kandidat.
 
Ai ka falënderuar Francën për mbështetjen e vazhdueshme dhe për partneritetin mes dy vendeve, duke theksuar se “vlerat e përbashkëta krijojnë mundësi për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”.
 
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Kurti është takuar edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, me të cilin ka biseduar për sigurinë dhe çështjet e migracionit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.