Legjislatura e 10-të e Kuvendit të Kosovës zgjati vetëm 76 ditë
Legjislatura e 10-të e Kuvendit të Kosovës zgjati vetëm 76 ditë 04.05.2026 | 15:18
Më 11 shkurt të këtij viti u betuan 120 deputetët e legjislaturës së dhjetë, të cilët u zotuan për përmbushjen e detyrave me nder dhe përkushtim.
 
Ky akt solemn u hapi rrugën deputetëve për të shtyrë përpara agjendën legjislative që ishte jofunksionale për më shumë se një vit.
 
Megjithëkëtë kjo legjislaturë pati kohëzgjatje të shkurtër, edhe pse u vlerësua me intensitet të madh pune, duke miratuar ligje ndërkombëtare të një rëndësie të madhe për Kosovën dhe një sërë ligjesh të tjera që prekin drejtpërsëdrejti mirëqenien e qytetarëve.
 
Ende pa u bërë tre muaj të plotë deputetët, sërish mbesin jashtë funksionit në dhënie të kontributit por jo edhe në marrje të pagës. Paga mujore e një deputeti është 1914 euro, dhe sipas ligjit ai do të vazhdojë të paguhet edhe një vit pas përfundimit të mandatit edhe nëse nuk rizgjidhet, deri në sigurimin e të hyrave të tjera mujore. Aktualisht, pagën kalimtare e marrin 15 ish-deputetë nga parti të ndryshme.
 
Për 2 muaj e gjysmë vetëm për pagat e deputetëve nga buxheti i shtetit janë shpenzuar 575 mijë euro, në këtë shumë nuk janë përfshirë pagat e asistentëve të deputetëve të cilët kanë pagë rreth 900 euro dhe konsiderohen staf mbështetës politik, e në total janë 136 asistentë politikë, sepse kryetarët e komisioneve parlamentare kanë edhe nga një asistent shtesë vetëm për angazhimin në komisione, e në total janë 16 komisione parlamentare.
 
 Vetëm gjatë vitit të kaluar nga buxhet i shtetit janë shpenzuar mbi 1 milion euro për pagat e 120 deputetëve pa ndonjë rezultat konkret nga puna e tyre për shkak të ngërçit të stërzgjatur në Kuvend.
 
Legjislatura e fundit ka arritur të miratojë 35 ligje, prej tyre 24 marrëveshje ndërkombëtare.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.