Mbretëria e Bashkuar përkrah dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë
Mbretëria e Bashkuar përkrah dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë 31.07.2026 | 01:50
E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ka vlerësuar punën e Institutit për Krimet e Luftës në Kosovë pas publikimit të dëshmive të reja, duke theksuar se ato paraqesin një hap të rëndësishëm në dokumentimin e krimeve të luftës dhe në kërkimin e drejtësisë për viktimat.
 
Në një deklaratë të publikuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Pierce theksoi se dokumentimi i bazuar në fakte është thelbësor për zbardhjen e së vërtetës dhe për vendosjen e llogaridhënies për krimet e kryera gjatë luftës.
 
“Gjetjet janë një kontribut i rëndësishëm drejt krijimit të dëshmive të bazuara në fakte dhe llogaridhënies për më shumë se 13 mijë njerëz që humbën jetën ose u zhdukën gjatë konfliktit në Kosovë, si dhe për shumë të tjerë që u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe pësuan humbje, lëndime apo trauma”, ka deklaruar ajo.
 
Pierce e përshkroi luftën në Kosovë si një nga episodet më të rënda të historisë së fundit evropiane, duke nënvizuar se një paqe e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm përmes ballafaqimit të sinqertë me të kaluarën.
 
“Paqja afatgjatë kërkon që të gjitha komunitetet të angazhohen me ndershmëri ndaj së kaluarës dhe të punojnë drejt së vërtetës, pajtimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, ka thënë ajo.
 
Në përfundim, e dërguara britanike ritheksoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për forcimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.