Nënshkruhet vendimi, mali Mokna dhe liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje paraprake
Nënshkruhet vendimi, mali Mokna dhe liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje paraprake 27.10.2025 | 15:45
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të malit Mokna dhe liqenit të Ujmanit.
 
Në një postim në Facebook, Durmishi e cilësoi  këtë si “një nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në vendin tonë”, shkruan Arbresh.info.
 
Tutje, ai theksoi se me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor.
 
“Të dashur qytetarë, javën e kaluar kam nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të ‘malit Mokna dhe liqenit të Ujmanit’, një nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në vendin tonë”, ka shkruar Durmishi.
 
Sipas tij, vendimi vjen pas një studimi njëvjeçar në terren gjatë të cilit është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore.
 
“Zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht”, ka shtuar Durmishi.
 
Ky vendim, sipas ministrit në detyrë të Mjedisit, synon të ruajë vlerat natyrore dhe burimet ujore të kësaj zone të rëndësishme, duke kontribuuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen afatgjatë të ekosistemeve në Kosovë./Arbresh.info/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.