Serwer: I zhgënjyer me Gjykatën Speciale, viktimat po kthehen në dhunues
Serwer: I zhgënjyer me Gjykatën Speciale, viktimat po kthehen në dhunues 24.02.2026 | 14:53
Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, e ka cilësuar krijimin e Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë si një “gabim të madh”. Në një intervistë për A2 CNN, Serwer tha se mënyra se si po trajtohen ish-luftëtarët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës përbën padrejtësi dhe se gjykata ka tejkaluar mandatin e saj.
 
“Unë e shikoj si kthimin e viktimës në dhunues dhe jam shumë i zhgënjyer me gjykatën. Mori një interpretim të gjerë të mandatit të vet. Kjo nuk më pëlqen aspak dhe po del si një gabim i madh që unë i kam nxitur politikanët në Kosovë që ta zbatojnë, por tashmë po del gabim i madh. E ka tejkaluar masën, e ka vënë gjykatën në një kanalizim që do të përfundojë në diskreditimin e gjyqit dhe jo të UÇK-së”, u shpreh ai.Serwer foli edhe për Bordin e Paqes, duke e cilësuar atë si një ide të gabuar.
 
Sipas tij, autorizimi nga Këshilli i Sigurimit ka ndodhur pa një mandat të qartë dhe pjesëmarrja në këtë mekanizëm shihet me dyshim nga evropianët.“Bordi i Paqes nuk është diçka për të cilën jam entuziast. Mendoj se ishte gabim që u autorizua pa një mandat të qartë dhe kjo pjesëmarrje është e dyshimtë në sytë e evropianëve. Në thelb është një ide jo e mirë, por kjo nuk do të thotë se Kosova të mos marrë avantazh dhe të mos e rrisë profilin ndërkombëtar. Mendoj se Kosova dhe Shqipëria po e bëjnë këtë”, deklaroi Serwer.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.