Pas një kohe të gjatë pa u ballafaquar me gazetarët, Albin Kurti pritet të japë sot përgjigje për shumë çështje: nga formimi i qeverisë së re deri te zgjedhje e presidentit.
Ai pritet që kryesisht të ndalet te zhvillimet e tensionuara politike të orëve të fundit dhe me dështimin për zgjedhjen e presidentit.
Për këtë çështje, Zyra e Kryeministrit ka ftuar një konferencë për media nga ora 16:00.
Konferenca vjen pas takimit të presidentes në largim Vjosa Osmani me liderët e subjekteve politike, në të cilin është diskutuar data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Në këtë takim nuk mori pjesë askush nga Lëvizja Vetëvendosje.