Udhëheqësit fetarë me deklaratë: Të respektohen vajzat dhe gratë, të refuzohet nxitja e urrejtjes
Udhëheqësit fetarë me deklaratë: Të respektohen vajzat dhe gratë, të refuzohet nxitja e urrejtjes 29.05.2026 | 11:05
Udhëheqësit fetar në Kosovë, nga Bashkësia Islame, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia Hebraike kanë dal me një deklaratë të përbashkët përmes se cilës kanë riafirmuar përkushtimin e përbashkët për paqen, dinjitetin njerëzor dhe respektin ndërmjet të gjithë njerëzve.
 
Në deklaratë të cilën e ka publikuar Bashkësia Islame e Kosovës, u bëhet thirrje akterëve politikë, institucioneve e qytetarëve që të përdoret gjuhë e matur, respektim për vajzat dhe gratë, refuzim i nxitjes së urrejtjes.
 
Deklarata e plotë:
 
Ne, udhëheqësit fetarë të Kosovës – Bashkësia Islame, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia Hebraike – që përfaqësojmë bashkësi të ndryshme fetare, riafirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për paqen, dinjitetin njerëzor dhe respektin ndërmjet të gjithë njerëzve.
 
Ne e njohim rëndësinë e vlerave demokratike dhe nevojën për një klimë publike të përgjegjshme, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore.
 
Ne u bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë, institucioneve dhe qytetarëve që të respektojnë parimet në vijim:
 
Gjuha e respektit dhe dinjitetit
 
Kërkojmë përdorimin e një gjuhe të respektueshme dhe të matur në debatin publik; ndalimin e fyerjeve, poshtërimit dhe sulmeve personale ndaj të tjerëve; si dhe një kulturë dialogu të bazuar në dinjitet dhe respekt të ndërsjellë.
 
Respekti për gratë dhe vajzat
 
Kërkojmë tolerancë zero ndaj gjuhës seksiste ose mizogjene; refuzim të stereotipeve të dëmshme dhe sulmeve të bazuara në gjini; si dhe respekt të barabartë, zë dhe pjesëmarrje për gratë dhe vajzat në jetën publike.
 
Refuzimi i gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes
 
Kërkojmë mospërdorimin e gjuhës së urrejtjes, kërcënimeve apo nxitjes së dhunës; respekt për diversitetin etnik, fetar dhe social; si dhe përpjekje aktive për të mbrojtur paqen shoqërore dhe besimin ndërmjet komuniteteve.
 
E vërteta dhe integriteti në jetën publike
 
Kërkojmë ndershmëri dhe saktësi në komunikimin publik; refuzim të dezinformimit dhe manipulimit; si dhe respekt për ligjin dhe standardet demokratike.
 
Komunikim i përgjegjshëm
 
Kërkojmë sjellje etike në media dhe në platformat sociale; ndalimin e abuzimit online, bullizmit dhe gjuhës poshtëruese; si dhe udhëheqje që vendos një ton të qetë dhe të përgjegjshëm.
 
Përgjegjësi e përbashkët
 
U bëjmë thirrje të gjithë liderëve dhe qytetarëve të respektojnë këto parime gjatë gjithë periudhës zgjedhore; të udhëheqin të tjerët përmes shembullit; dhe të punojnë së bashku për të mbrojtur strukturën demokratike dhe shoqërore të Kosovës.
 
Si udhëheqës fetarë, ne flasim me një zë për këtë: fjalët kanë rëndësi. Ato formësojnë sjelljen. Ato ndajnë ose bashkojnë. I bëjmë thirrje të gjithëve në jetën publike të zgjedhin respektin, të vërtetën dhe përgjegjësinë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.