Zyra e BE-së në Kosovë për therjen me thikë të zyrtarit në Gjakovë: Jemi të shokuar – hetimi po vazhdon
Zyra e BE-së në Kosovë për therjen me thikë të zyrtarit në Gjakovë: Jemi të shokuar – hetimi po vazhdon 05.11.2025 | 14:26
Një zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është dërguar me urgjencë në QKUK pas plagëve të rënda të marra me mjet të mprehtë, raportoi Gazeta Sinjali.
 
Siç raportoi Sinjali, ngjarja është evidentuar dje, kur fillimisht në Urgjencën e QKMF-së në Gjakovë është paraqitur një person i plagosur, i cili më pas është transferuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” për trajtim të mëtejmë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai më pas është transportuar në QKUK.
 
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ku ka thënë se janë të tronditur nga lajmi se zyrtari i tyre në Gjakovë është therur me thikë.
 
Zëdhënësi i kësaj zyre, Nikola Gaon, ka thënë se janë duke u zhvilluar hetime nga autoritetet.
 
“Jemi të shokuar nga ky lajm dhe i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe të plotë. Hetimi është duke u zhvilluar dhe autoritetet po përcaktojnë faktet.
 
Meqenëse është hetim aktiv, nuk jemi në gjendje të japim detaje të mëtejshme në këtë kohë”, ka thënë ai.
 
Ndërkohë, për Gazetën Sinjali, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla bëri të ditur më parë se gjendja e zyrtarit evropian është stabile.
 
Syla shtoi se i njëjti “është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtutjeshëm”.
 
Në rast janë përfshirë njësitë hetimore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.
 
Hetimet po vazhdojnë./Sinjali
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.