“Shpata e Artë 2025”: Mbi 600 pjesëtarë të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës ushtrojnë për menaxhimin e krizave
“Shpata e Artë 2025”: Mbi 600 pjesëtarë të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës ushtrojnë për menaxhimin e krizave 03.06.2025 | 02:10
Misioni i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se KFOR-i, EULEX dhe Policia e Kosovës do të kryejnë aktivitete trajnimi së bashku në kuadër të ushtrimit “Shpata e Artë 2025” në Kampin “Vrellë” në Prishtinë.
 
Ky trajnim do të mbahet më 9 dhe 10 qershor.
 
Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se ushtrimi do të testojë zbatimin e procedurave të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm të sigurisë dhe do të ndihmojë në rritjen e aftësisë së këtyre subjekteve të ndryshme për të vepruar së bashku.“Do të përfshijë mbi 600 personel. “Shpata e Artë 2025” është një tjetër demonstrim i prekshëm i bashkëpunimit të zhvilluar mirë dhe afatgjatë midis KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
 
Tutje në njoftim theksohet se për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë gjithashtu në këtë ushtrim, në përputhje me mandatin e saj origjinal të mbrojtjes civile, përmes aktiviteteve të trajnimit mbi trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të municioneve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.