PS refuzoi të njohë genocidin serb në Srebenicë, Berisha: A jeni shqiptarë ju mor, apo jo?!
PS refuzoi të njohë genocidin serb në Srebenicë, Berisha: A jeni shqiptarë ju mor, apo jo?! 12.05.2022 | 00:00
“A jeni shqiptarë ju apo jo?! Si mund ta bëni një veprim të tillë?! - ishin fjalët me të cilat iu drejtua sot i revoltuar, ish-Kryeministri Sali Berisha, deputetëve të PS që nuk pranuan të njohin me rezoltutë, genocidin serb në Srebenicë të Bosnjë Hercegovinës, akt që e rreshtoi Shqipërinë me Serbinë vet,  Rusinë dhe Bjellorusinë.
 
“Tipari më kardinal i narkoshtetit u shfaq sot në këtë palament: refuzimi i denoncimit të genocidit serb në Srebenicë, - tha Berisha në foltoren e parlamentit, -  të cilin e ka dënuar Parlamenti Europian, Kongresi i SHBA e çdo vend tjetër i lirë përveç Serbisë, Bjellorusisë dhe Vladimir Putinit!
 
U bashkuat sot me ta në aktin më të turpshëm, më të paimagjinueshëm, duke qenë vetë komb që ka pësuar genocide ciklike që nga 874-a deri në vitin 1999!
 
S'e ngritët dot dorën sepse “Dirigjenti” nuk iu lejon, sepse civiliteti ju mungon! 
 
Cilido që të ishte urdhri, ai që vihet përballë gjenocidit, i cili shënon kulmin e krimeve, vrasjeve përdhunimeve - të gjitha së bashku, ju çuat ato kartona të kuq duke u bërë qenie me të zeza se kurrë në jetën tuaj!
 
Ç’është ajo mor?!A jeni shqiptarë ju apo jo?! Si mund ta bëni një veprim të tillë?!" - shprehu ai habinë e pëzier me zemërim.
 
E ndërsa Berisha vazhdoi fjalën, Zv.kryetarja e Kuvendit i mbylli mikrofonin: "Mbaroi koha juaj për replikën, z. Berisha! Ju lutem uluni.
 
Berisha: Një minutë! Se kjo është e vlefshme edhe për ju, zonjë!
 
Zv.Kryetarja: Jo, uluni, dy minuta është koha për replikë, nuk është më shumë.
 
Berisha vazhdoi pa mikrofon...
 
Zv. Kryetarja: Zotëri, lironi foltoren dhe uluni, fjala është një koleg tjetër tani, z. Çollaku e ka fjalën.
 
Por, ish-kryeministri Berisha e çoi deri në fund denoncimin dhe akuzën e tij, e cila, edhe pse nuk u kap nga kamerat, u dëgjua plotësisht nga deputetët socialistë të pranishëm në atë seancë: "Ky është akti më i turpshëm!"