“ICMG mblidhet më 19 dhjetor”, Rama thotë se Kosova po rrezikon t’i humbë Lojërat Mesdhetare – akuzon Kurtin që s’u përgjigj
“ICMG mblidhet më 19 dhjetor”, Rama thotë se Kosova po rrezikon t’i humbë Lojërat Mesdhetare – akuzon Kurtin që s’u përgjigj 15.10.2026 | 02:48
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se Kosova është në prag të “humbjes së Lojërave Mesdhetare 2030”.
 
Duke cituar një letër të Komitetit të Lojërave Mesdhetare dërguar Kosovës, ai tha se vendi po rrezikon të humbasë këtë “mundësi historike” për shkak të mungesës së përgjigjes institucionale nga kryeministri Albin Kurti.
 
“Tash, kur është radha e Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, në krye të të cilit Albin Kurti e ka vendosur vetveten, si asnjë shtet tjetër, Kosova po rrezikon ta humbasë këtë mundësi historike! Sot, ICMG konfirmon mungesën e përgjigjeve institucionale dhe si rrjedhojë më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe do të procedohet me thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme që do të vendosë për të ardhmen e Lojërave”.
 
Rama ka publikuar letrën e këtij Komiteti:
 
KOSOVA NË PRAG TË HUMBJES SË “LOJËRAVE MESDHETARE 2030”!
 
Ajo që kemi paralajmëruar vazhdimisht, sot po konfirmohet zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG)!
📢Prishtina i ka fituar Lojërat Mesdhetare 2030.
📢Kemi punuar në Masterplan
📢kemi përcaktuar projektet dhe lokacionet
📢 I kemi votuar në Asamblenë e Kryeqytetit.
 
Tash, kur është radha e Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, në krye të të cilit Albin Kurti e ka vendosur vetveten, si asnjë shtet tjetër, Kosova po rrezikon ta humbasë këtë mundësi historike!
 
Sot, ICMG konfirmon mungesën e përgjigjeve institucionale dhe si rrjedhojë më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe do të procedohet me thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme që do të vendosë për të ardhmen e Lojërave.
 
Kjo është humbja ma e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj!
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave