”Luftë, Zemër, Fitore”, Kosova vazhdon ëndrrën për Botëror
”Luftë, Zemër, Fitore”, Kosova vazhdon ëndrrën për Botëror 26.03.2026 | 00:00
Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e Botës.
 
“Dardanët” kanë shënuar fitore në gjysmëfinalen e play-offit, si mysafire e Sllovakisë, me rezultat 4-3, shkruan IndeksOnline.
 
Sllovakët e nisën me gol ndeshjen, duke shënuar qysh në minutën e gjashtë, me golin e Martin Valjent.
 
Veldin Hoxha me një supergol barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 21-të.
 
Por pjesa e parë u mbyll me epërsi nga ana e Sllovakisë, pasi Lukas Haraslin shënoi në minutën e 45-të.
 
Në pjesën e dytë ”Dardanët” zhvilluan një ndeshje fantastike, pasi shënuan tre gola.
 
Dy minuta nga fillimi, Fisnik Asllani shënoi gol të bukur me kokë, duke barazuar shifrat në 2-2.
 
Florent Muslija me një supergol nga gjuajtja e lirë, përmbysi rezultatin dhe i dha për herë të parë Kosovës, në minutën e 60-të.
 
Golin e sigurisë për skuadrën e Franco Fodas e shënoi Kreshnik Hajrizi, në minutën e 72-të.
 
Krejt në fund, Sllovakia shënoi edhe njëherë, për rezultatin 3-4, me anë të David Strelec, në 90+4.
 
Në finale të play-offit, Kosova do të luaj me Turqinë, ndeshje e cila zhvillohet të martën me 31 mars, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë./IndeksOnline/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave