Chelsea dhe United ndajnë 120 milionë euro për Higuainin
Chelsea dhe United ndajnë 120 milionë euro për Higuainin 21.05.2017 | 00:00
Pas dëshirave për Paulo Dybalan, Leonardo Bonuccin dhe Giorgio Chielinin e të tjerë, së fundmi, media angleze në kor lëshon bombën: Manchester United dhe Chelsea janë gati të ofrojnë 100 milionë funte (120 milionë euro) për Gonzalo Higuainin.
 
“Pipita” shihet si përforcimi i duhur në sulm për të dyja skuadrat, kjo e shtyrë edhe nga fakti se sulmuesit e klubeve respektive mund të përshëndesin këtë verë.
 
Jose Mourinho sheh te sulmuesi argjentinas i Juves zëvendësuesin ideal të Zlatan Ibrahimovicit dhe, kur bëhet fjalë për emra të tillë si juventini, United nuk është nga ato klube që e ka problem të lëshojë shifra marramendëse, siç bëri verën e kaluar me një tjetër ish-lojtar të Massimillliano Allegrit, mesfushorin Paul Pogbas, të paguar 110 milionë euro.
 
Nga ana tjetër, edhe Chelsea duhet të bëjë llogaritë me të ardhmen e Diego Kostës, i cili duket i joshur nga shifrat e çmendura që vijnë nga Kina. Prandaj, trajneri Antonio Konte i ka kërkuar miliarderit Roman Abramovich pikërisht numrin 9 të Juves, për t’i dhënë të njëjtën peshë sulmit të tij, në pritje të sezonit të ardhshëm. /Telegrafi/ 
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,