Dardanët e jashtëzakonshëm, triumfojnë në Evropianin në Prishtinë
Dardanët e jashtëzakonshëm, triumfojnë në Evropianin në Prishtinë 22.08.2021 | 20:53
Kosova ka shënuar pesë fitore në pesë ndeshje, duke triumfuar në Evropianin në Prishtinë. Në finale, Dardanët kanë mundur Luksemburgun 43:86 (17:23, 12:17, 10:23, 4:23), në FIBA European Challenger.
 
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por basketbollistët e Kosovës të përkrahur edhe nga tifozët, u motivuan për tu shkëputur në 15:23, derisa çereku i parë përfundon 17:23. Kjo nuk i ndaloi basketbollistët e rinj të Kosovës të vazhdojnë me lojë të mirë. Ata luftuan për çdo top dhe luftuan me krenari, duke thelluar edhe më shumë epërsinë dhe zhvilluan një lojë mjaft të bukur, duke shkuar në pushim me shifrat 29:40, kurse epërsia më e lartë në pjesën e parë ishte 26:40.
 
Dardanët ishin të mrekullueshëm edhe në periodën e tretë, duke qenë bindshëm më të mirë, ku e fituan këtë pjesë 10:23, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 39:63. Kosova vazhdoi me lojë të mirë edhe në 10 minutat e fundit për të triumfuar bindshëm 43:86.
 
Kosova e përfundoi në vendin e parë, Luksemburgu në vendin e dytë, Moldavia dhe Malta e përfunduan në vendin 3, përkatësisht 4, me dy fitore dhe tri humbje, kurse në vendet e fundit ishin Gjibraltari dhe Shqipëria me nga një fitore dhe katër humbje.
 
MVP i turneut u shpall Rron Dahsyla. Trofeun ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, ndërsa trofeun e kampionit ia dorëzoi kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.
 
I pari i FBK-së pranoi edhe një çmim për organizimin e mirë të turneut në Prishtinë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave