Drama mes Uruguait dhe Arabisë Saudite mbyllet pa fitues
Drama mes Uruguait dhe Arabisë Saudite mbyllet pa fitues 16.06.2026 | 03:05
Uruguai dhe Arabia Saudite ndanë pikët në ndeshjet e grupit H në Kupën e Botës e cila u mbyll 1-1.
 
Sauditët e nisën më mirë duke shënuar me Al Amrin, shkruan Arbresh.info.
 
Ai realizoi me kokë në minutën e 41-të, pas një goditje nga këndi.
 
Para golit Arabia Saudite rrezikoi pikërisht me Al Amrin por Muslera ishte në vend.
 
Edhe Uruguai rrezikoi në disa raste por pa sukses. Rastin më të mirë e patën në minutën e fundit të kohës së rregullt ku goditja e Vinas u ndal nga poetieri saudit.
 
Uruguai vazhdoi iniciativën edhe në pjesën e dytë. Më të nisur etapa e dytë Ugarte me një goditje të fortë gjuajti shtyllën.
 
Kurse edhe gjuajtja e Valverdes nga fualli u ndal nga portieri saudit.
 
Iniciativa e Uruguait u shpërblye dhjetë minuta para fundit kur Maxi Araujo realizoi për 1-1.
 
Pas golit të pësuar Arabia Saudite me Saud Abdulhamid rrezikoi, por goditja e tij e fuqishme shkoi pranë portës.
 
Deri në fund, De la Cruz pati një mundësi të mirë por goditja e tij u ndal nga portieri i Arabisë Saudite.
 
Uruguai e kërkoi me ngulm golin deri në fund, por edhe goditja rrufe e Valverdes u ndal nga portieri i sauditëve në minutën e katërt shtesë.
 
Dy kombëtaret kanë nga një pikë aq sa kanë edhe Spanja dhe Kepi i Gjelbër.
 
Ndeshjen e radhës Uruguai luan ndaj Kepit të Gjelbër, kurse Arabia Saudite përballet me Spanjën./arbresh.info
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave