Eduard Dervishaj, shqiptari që kontribuon në sukseset e futbollit spanjoll
Eduard Dervishaj, shqiptari që kontribuon në sukseset e futbollit spanjoll 21.07.2026 | 12:00
Eduard Dervishaj është një nga shqiptarët që ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme në administrimin e futbollit evropian. Prej vitesh ai është pjesë e Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit, ku ka mbajtur disa nga pozicionet më të rëndësishme drejtuese, përfshirë atë të zëvendëssekretarit të përgjithshëm. Aktualisht, ai drejton Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Operacioneve.
 
I lindur dhe i rritur në Tiranë, Dervishaj jeton në Spanjë që prej vitit 1997. Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë kyçe e organizimit të katër finaleve të UEFA Champions League, ndërsa një vit më parë iu besua drejtimi i projektit organizativ të Kupës së Botës 2030, që do të organizohet nga Spanja, Portugalia dhe Maroku.
 
Në Kupën e Botës 2026, 65-vjeçari ishte pjesë e delegacionit zyrtar të kombëtares së Spanjës, e cila zhvilloi një turne të shkëlqyer në Amerikën e Veriut dhe në fund ngriti trofeun e kampiones së botës.
 
Pas suksesit historik, Dervishaj publikoi në rrjetet sociale fotografi me trofeun e Botërorit dhe trajnerin Luis de la Fuente, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugëtim. Ai theksoi se pati privilegjin të përjetonte nga afër Kupën e tij të dytë të Botës.
 
Përpara se të ndërtonte karrierën e suksesshme në Spanjë, Dervishaj ka lënë gjurmë edhe në futbollin shqiptar. Ai ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit në periudhën 1992–1996, ndërsa më herët ka qenë edhe trajner i Dinamos së Tiranës, duke nisur kështu rrugëtimin e tij në botën e futbollit./JOQ Albania
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave