Foda: Jemi të mërzitur deshëm të kualifikohemi – s’kam plan ta lë Kosovën, më pëlqen vendi dhe njerëzit
Foda: Jemi të mërzitur deshëm të kualifikohemi – s’kam plan ta lë Kosovën, më pëlqen vendi dhe njerëzit 31.03.2026 | 12:00
Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda foli pas humbjes zhgënjyese nga Turqia.
 
Këta të fundit fituan 1-0 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, duke siguruar një vend në Botërorin e vitit 2026.
 
Pas ndeshjes, Foda tha se nuk e ka plan ta lë Kosovës, teksa tregoi arsyen pse erdhi te Kosova.
 
“Kam pasur arsyen time që kam ardhur te Kosova, qëllimi ishte Evropiani që të kualifikohemi, sonte dështuam. Çdo gjë ka shkuar më shpejt se ç’kemi menduar. Qëllimi ynë mbetet Evropiani”, tha ai për “RTK”.
 
“Jo nuk e kam plan ta lë Kosovën, më pëlqen vendi dhe njerëzit”, shtoi ai.
 
Tutje, ai tha se janë të mërzitur, duke bërë me dije se kualifikimi ka qenë i mundur edhe ndaj Turqisë.
 
“Jemi të gjithë të mërzitur, deshëm të kualifikohemi të gjithë, dhe kjo ka qenë e mundur edhe kundër një Turqie”, tha ai./GazetaExpress/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave