Lojërat Olimpike, Papa: Le të kontribuojnë për forcimin e mikpritjes, solidaritetit dhe paqes
Lojërat Olimpike, Papa: Le të kontribuojnë për forcimin e mikpritjes, solidaritetit dhe paqes 30.01.2026 | 03:43
Telegram nga Leoni XIV me rastin e mbërritjes – sonte në mbrëmje, më 29 janar, në Kishën e Shën Babilës në Milano – të Kryqit të Sportistëve, i cili do të qëndrojë atje gjatë gjithë kohës së Lojërave Dimërore. Shpresa e Papës është që kjo ngjarje sportive të frymëzojë miqësi dhe vëllazëri, "duke forcuar ndërgjegjësimin për vlerën e sportit në shërbim të zhvillimit integral të personit njerëzor".
 
Sporti si promovues i solidaritetit dhe i paqes. Këtë shpresë shpreh Ati i Shenjtë Leoni XIV në telegramin nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin drejtuar arqipeshkvit të Milanos, imzot Mario Delpini dje, më 29 janar.
 
Lojërat Olimpike le të frymëzojnë miqësi dhe vëllazëri
 
Papa Leoni bashkohet shpirtërisht me ata që marrin pjesë sonte në Kishën e Shën Babilës në kremtimin e kryesuar nga arqipeshkvi i Milanos. Gjatë kësaj ceremonie, autoritetet do të pranojnë zyrtarisht Kryqin e Sportistëve për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Milano-Kortina, të cilat do zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt. Papa Prevost i bëri këto urime organizatorëve dhe pjesëmarrësve:
 
Kjo ngjarje e rëndësishme le të frymëzojë ndjenja miqësie dhe vëllazërie, duke forcuar ndërgjegjësimin për vlerën e sportit në shërbim të zhvillimit të plotë njerëzor.
 
Gjithashtu, Papa u siguroi të gjithëve lutjet e tij:
 
Këto ditë të konkurrencës së shëndetshme le të ndihmojnë në ndërtimin e urave midis kulturave dhe popujve, duke promovuar mikpritjen, solidaritetin dhe paqen.
 
Kisha e Shën Babilës do të jetë Kisha e Atletëve
 
Ndër bashkëkremtuesit do të jetë imzot Paul Tighe, sekretar i Dikasterit për Kulturë dhe Arsim, dhe atë Michele Gianola, zëvendëssekretar i Konferencës së Ipeshkvijve Italianë (CEI) dhe Drejtor i përkohshëm i Zyrës Kombëtare për Kujdesin Baritor të Kohës së Lirë, Turizmit dhe Sportit. Gjatë ceremonisë – së cilës do t’i paraprijë një procesion – do të lexohet lutja e hartuar për këtë ditë nga vetë imzot Delpini. Bazilika e San Babilës do të jetë Kisha e Atletëve në Milano gjatë gjithë Lojërave. Aty do të qëndrojë Kryqi i Atletëve si edhe do të ketë një ekspozitë me panele kushtuar vlerave të sportit, me referenca edukative dhe kulturore. Kjo do të jetë gjithashtu pika e nisjes së turneut kushtuar vlerave të sportit, një udhëtim që do të përfshijë mijëra vajza dhe djem nga shkolla, qendra rinore dhe klube sportive, duke u përqendruar te sporti si përvojë njerëzore, edukative dhe e të gjithëve./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave