Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, bëri të ditur se Lionel Messi, Emiliano Martinez dhe Julian Alvarez kanë kaluar me sukses testet mjekësore dhe janë në gjendje të plotë për ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026.
Sipas tij, tre futbollistët kryesorë të përfaqësueses janë rikthyer në formën optimale dhe do të jenë të gatshëm për sfidën hapëse ndaj Algjerisë, e cila zhvillohet më 17 qershor.
Në konferencën për media, tekniku argjentinas u ndal veçanërisht te kapiteni Lionel Messi, të cilin e përshkroi si figurë të jashtëzakonshme për kombëtaren në prag të garës së Grupit J.
Argjentina pritet të nisë turneun me pritshmëri të mëdha, ndërsa rikthimi i plotë i lojtarëve kryesorë shihet si një avantazh i rëndësishëm për synimet e saj në këtë edicion të Botërorit.