Messi magjik, Anglia në gjunjë! Argjentina siguron finalen e Botëorit me një fund dramatik
Messi magjik, Anglia në gjunjë! Argjentina siguron finalen e Botëorit me një fund dramatik 16.07.2026 | 02:18
Argjentina ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1 pas një përmbysjeje dramatike në gjysmëfinalen e zhvilluar në Atlanta.
 
Kampionët në fuqi do të përballen me Spanjën në finalen e madhe, pasi "Furia e Kuqe" eliminoi Francën me rezultat 2-0.
 
Pjesa e parë ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që krijuan raste, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.
 
Argjentinasit iu afruan golit në minutën e 39-të, kur Enzo Fernandez provoi me një goditje të fuqishme nga distanca, por topi përfundoi pak mbi traversë. Më herët, Lisandro Martinez dhe Elliot Anderson u ndëshkuan me kartonë të verdhë pas ndërhyrjeve të ashpra.
 
Në fillimin e pjesës së dytë, Julian Alvarez testoi Jordan Pickfordin, por portieri anglez reagoi në mënyrë të sigurt.
 
Megjithatë, ishte Anglia që kaloi e para në epërsi në minutën e 55-të. Morgan Rogers dërgoi një harkim të saktë në zonë, ndërsa Anthony Gordon u shkëput nga mbrojtja dhe me një goditje të shpejtë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës për 1-0.
 
Pas golit të pësuar, Argjentina rriti ndjeshëm ritmin e lojës. Jordan Pickford shpëtoi fillimisht portën pas një goditjeje me kokë të Nicolas Gonzalez, ndërsa Alexis Mac Allister goditi shtyllën pas një tjetër rasti të mirë.
 
Presioni i "Albiceleste" u shpërblye në minutën e 85-të. Lionel Messi gjeti me një pasim të zgjuar Enzo Fernandezin në hyrje të zonës, ndërsa mesfushori realizoi me një goditje të saktë për të barazuar rezultatin në 1-1.
 
Vetëm shtatë minuta më vonë, në kohën shtesë, Argjentina kompletoi përmbysjen. Lionel Messi dërgoi një harkim perfekt në zonë, ku Lautaro Martinez u shkëput nga mbrojtësit anglezë dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-1.
 
Në fund, Argjentina festoi një fitore me karakter dhe siguroi finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës, ku do të tentojë të mbrojë titullin ndaj Spanjës në një përballje që premton spektakël./Telegrafi/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave