Nis ceremonia e hapjes së Botërorit Katar 2022, Emiri i Katarit: Të festojmë për 28 ditë diversitetin dhe atë që na bashkon!
Nis ceremonia e hapjes së Botërorit Katar 2022, Emiri i Katarit: Të festojmë për 28 ditë diversitetin dhe atë që na bashkon! 20.11.2022 | 00:00
Ka startuar ceremonia e Kupës së Botës Katar 2022. Kompeticioni numër 22, i cili është i pazakontë për faktin se do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor- 18 dhjetor, i pari Botëror në dimër në histori.
 
Ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror keni mundësinë ta ndiqni në DigitAlb përmes Kanaleve të RTSH 1 (kanali 67) dhe RTSH Sport (kanali 100), dhe në videon e mëposhtme.
 
Para ndeshjes inauguruese Katar-Ekuador, në stadiumin Al Bayt u zhvillohet ceremonia spektakolare e hapjes së Kupës së Botës.
 
Në pjesën e fundit të ceremonisë, e mori fjalën Emiri Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.
 
“Ne organizojmë Kupën e Botës. Kemi punuar shumë për të organizuar një turne të suksesshëm. Kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për të mirën e njerëzimit. Më në fund, ka ardhur dita e hapjes, të cilën të gjithë e kemi pritur. Për 28 ditët e ardhshme ne do të ndjekim festivalin e madh të futbollit në një mjedis komunikimi njerëzor dhe qytetar. Njerëz nga shumë vende të ndryshme do të vijnë në Katar: është mirë që njerëzit ndajnë dhe festojnë diversitetin dhe atë që i bashkon. Uroj që të gjitha ekipet të luajnë futboll të mrekullueshëm, për të jetuar një kohë plot gëzim dhe emocion. Ditë që mund të frymëzojnë mirësi dhe shpresë. Mirë se vini dhe fat të gjithëve”.
 
Teknologji e lartë dhe show spektakolar në fushën e “Al Bayt Stadium”, aty ku duke nisur prej orës 17:00 do të zhvillohet ndeshja hapëse mes vendasve të Katarit dhe Ekuadorit, dy ekipet e grupit A, aty ku bëjnë pjesë edhe Holanda e Senegali.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave