Presidenti i Shqipërisë dekoron Distria Krasniqin, Nora Gjakovën e Driton Kukën me medaljen “Nderi i Kombit”
Presidenti i Shqipërisë dekoron Distria Krasniqin, Nora Gjakovën e Driton Kukën me medaljen “Nderi i Kombit” 09.08.2021 | 11:18
Dy kampionët olimpike të Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova bashkë me trajnerin e tyre Driton Kuka kanë viziotuar sot zyrat e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
 
Në një deklaratë të Presidencës së Shqipërisë thuhet ky titull “i jepet për të arriturat e tyre në sport.
 
“Në shenjë vlerësimi për talentin dhe personalitetin e gjithanshëm të treguar në sport, me arritjen e rezultateve të larta në sportin e Xhudos, duke fituar me sportistet e tij medaljet e arta në Lojërat Olimpike Verore të Rios 2016 dhe Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020. Me mirënjohje për punën dhe kontributin e tij në sportin e xhudos, që është kthyer në shembull frymëzimi për të rinjtë e të rejat, duke ngritur lart krenarinë kombëtare”, thuhet në këtë komunikatë.
 
Pas kësaj ka reaguar edhe faqja në facebook e Federatës së Xhudos së Kosovës.
 
“Sot Kampionet Olimpike, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajneri i tyre Driton Kuka u dekoruan me dekoratën më të lartë të shtetit tonë Amë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta!”, thuhet në këtë status.
 
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan të dyja medalje të arta në Tokio gjatë Lojërave Olimpike që përfunduan dje në kryeqytetin japonez.
 
Më parë, më 2016, medalje në Rio të Brazilit, po ashtu nga sporti i xhudos kishte fituar Majlinda Kelmendi.
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave