Kombëtarja e Spanjës kaloi në epërsi ndaj Argjentinës vetëm në vazhdime të finales së Botërorit pas një ndeshjeje të vështirë dhe një kundërshtari që u mbyll, transmeton Gazeta Metro.
Ferran Torres është golashënuesi i parë i kësaj përballjeje, në minutën e 106-të të vazhdimeve, sulmuesi shënoi pas asistimit të shkëlqyeshëm nga Nico Williams.
Argjentina ishte agresive gjatë gjithë ndeshjes dhe priste raste të kundërsulmit. Agresiviteti dhe dinakëria u kushtoi me 6 kartona të verdhë dhe një përjashtim. Enzo Fernandez u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e 93’të.
Ky është riumfit i dytë për Spanjën në histori të Botërorit të futbollit./gazetametro.net