Lara Gut-Behrami, nusja e Kosovës është në formë fantastike dhe po synon titullin botëror në Crans-Montana.
Gruaja e futbollistit shqiptar, Valon Behrami aktualisht po dominon Botërorin e Skive. Ajo fitoi dy garat e fudnit dhe mori kryesimin në Kupën e Botës të përgjithshme, shkruan Indeksonline
32-vjeçarja gjatë një interviste për 20min e largoi presionin nga vetja duke thënë se s’po mendon për Kupën e Botës.
“Ëndërrimi sigurisht që lejohet. Të gjithë ëndërrojnë. Sezoni është ende i jashtëzakonshëm, i gjatë”, u shpreh fillimisht skiatorja zvicërane
Lara-Gut Behrami tregoi se Valoni, bashkëshorti i tij i ndihmoi shumë kur ajo kishte lëndime dhe dështime gjatë karrierës së saj.
“Jam e vetëdijshme se sa shpejt mund të lëndohesh. Në fillim nuk e dija se çfarë do të thotë të mos ecësh në mbytje. Bashkëshorti më ndihmoi shumë në këtë proces”, vazhdoi tutje ajo.
Kujtojmë që gjatë karrierës së saj, Lara Gut-Behrami fitoi dy medalje të arta të Kupës së Botës dhe një medalje të artë olimpike./Indeksonline/