nfantino flet për Vokrrin dhe stadiumin kombëtar: Kosova është vend special
nfantino flet për Vokrrin dhe stadiumin kombëtar: Kosova është vend special 01.10.2022 | 12:00
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka mbajtur konferencë për media para selisë së FFK-së.
 
Ai foli për shumë gjëra, përfshirë Vokrrin e stadiumin kombëtar.
 
“Më leni të them që është kenaqësi dhe nder që jam në Kosovë dhe të takohem me presidentin e FFK-së, Agim Ademi. Kosova u bë anëtare e FIFA-s në vitin e parë timin si president. U takova me krerët e shtetit, me të gjithë komunitetin futbollistik në vend. Ju falëndëroj të gjithëve që e promovoni sportin. Kosova është vend special, shumë i ri. Është vend i bekuar nga futbolli kur shikon talentin që ka. Biseduam për stadiumin kombëtar për këtë vend, që do të ishte krenari dhe simbol për këtë vend”, u shpreh Infantino.
 
Tutje, ai e kujtoi edhe Fadil Vokrrin.
 
Dua të kujtoj personin që e kam njohur që ka bërë sdhumë për vendin, për futbollin, që e kam njohur menjëherë pasi u bëra president i FIFA-s.
 
Gjëja e parë që bëra kur erdha këtu ishte të vizitoja shtatorin e Vokrrit dhe stadiumin që mban emrin e tij.
 
Kjo është hera e parë që një president i FIFA-s e ka vizituar shtetin e Kosovës.
 
Gjatë ditës së sotme, Infantino u prit nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe më pas takoi krerët e shtetit, Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Hajrullah Çekun e Përparim Ramën.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave