Nënë Tereza: disa nga fjalët e urta më të cituara
Nënë Tereza: disa nga fjalët e urta më të cituara 29.08.2021 | 00:00
Janë botuar libra me fjalët e urta të Nënë Terezës. Fjalët e saj të arta i gjejmë në të gjitha mjetet e komunikimit. Fjalët e urta të Shenjtores shqiptare janë kudo, për të na mësuar të jetojmë e të vdesim si njerëz, duke lënë pas sadopak nga aroma, që la Motra e vogël shqiptare.
 
Ndër fjalët më të urta të Nënë Terezës, numërohet pa dyshim  ky: “Blanat e plagëve janë shenja që dëshmojnë se nuk e patëm të lehtë; gazi, shenjë që tregon se ia arritëm qëllimit”.
 
Jeta që nuk jetohet për të tjerët, nuk është jetë!
Nëse nis t’i gjykosh njerëzit, nuk ke kohë t’i duash.
Nuk ka varfëri aq të tmerrshme, sa të mos ketë pakëz dashuri për të dhuruar.
Nëse ndokush është pranë teje në çastet më të këqija, e meriton plotësisht të jetë edhe në më të mirat.
Zoti e krijoi çdo njeri për një gjë më të madhe se vetë jeta:  për të dashur e për t’u dashur.
 
Ndikimi i filozofisë budiste
 
Kujtojmë se Nënë Tereza  jetoi gjatë në zonën indiane të Himalayane, ndaj mendimi i saj u takua shpesh edhe me filozofinë budiste. Frymë, që ndjehet sadopak në disa  nga fjalët e saj të urta:
 
Sa më pak kemi, aq më shumë japim.
Ajo që bëjmë ne është vetëm një pikë uji në oqean, por po të mos e bënim,  oqeani do të kishte një pikë ujë më pak. 
Duhet të provosh mjerimin, për ta kuptuar me fund gëzimin; të dyshosh, për të kuptuar të vërtetën; të vuash, për ta kuptuar lumturinë;  ta shikosh në sy vdekjen, për ta kuptuar jetën.
Lumturia është udhë, jo cak!
Pas çdo arritjeje vjen nisja, pas çdo rezultati, një sfidë e re!/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave