Papa viziton Motrat e Nënë Terezës në Qendrën Betlehemi nё Bratislavë
Papa viziton Motrat e Nënë Terezës në Qendrën Betlehemi nё Bratislavë 13.09.2021 | 23:19
Papa: "Falënderoj shumë motrat rregulltare për punën që bëjnë, pёr mikpritjen, strehimin, ndihmën dhe shoqërimin e nevojtarëve tё pastrehë. Shumë faleminderit".
 
Françesku i falënderoi të gjithë të rinjtë e pranishëm. "Ne jemi kaq të lumtur dhe Zoti është i lumtur me ne. Ai është gjithmonë pranë nesh, edhe në momentet e sprovës e mos harroni se Zoti është gjithmonë me ne".
 
Papa Françesku mbërriti sot pasdite në Qendrën ‘Betlehemi’ në Bratislavë për një vizitë private. Pasdite, Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë njofton se, para këtij emërimi, Papa në Nunciaturёn Apostolike u takua me Robert Bezak, kryeipeshkvin e nderit tё Trnava-s, me familjen e tij. 
 
Posa mbërrini në Qendrën  ‘Betlehemi’, Papa Françesku u prit nga Motra Eprore e strukturës ku mblidhen të pastrehët qё ndihmohen nga Motrat e Kongregatёs sё Misionareve tё Dashur, themeluar nga Nënë Tereza.
 
Papёs iu vendos rreth qafës një kurorë lulesh blu. Ati i Shenjtё Françesku pastaj përshëndeti një nga një motrat Misionare tё Dashurisё tё pranishme nё takim.
 
"Mirëmbrëma të gjithë ju. Jam shumë i lumtur që jam këtu me ju e qё ju vizitoj. Faleminderit", tha Papa Bergoglio duke përshëndetur shumë njerëz të pranishëm në oborrin e qendrës ‘Betlehemi’ qё valëvitnin flamujt e Sllovakisë e tё Selisë së Shenjtë dhe duartrokitnin.
 
"Falënderoj shumë motrat rregulltare - vazhdoi Papa - për punën që bëjnë. Pёr veprimtarinë mikpritjes e tё strehimit, pёr ndihmën dhe shoqërimin e nevojtarëve tё pastrehë. Shumë faleminderit", shtoi Papa Françesku duke i falënderuar të gjithë të rinjtë e pranishëm. "Ne jemi kaq të lumtur dhe Zoti është i lumtur me ne. Ai është gjithmonë pranë nesh, edhe në momentet e sprovës e mos harroni se Zoti është gjithmonë me ne".
 
Qendra Betlehemi e Misionareve tё Bamirësisë ndodhet në lagjen Petrzalka tё Bratislavës. Këtu, që mёse njëzet vjet, bashkësia ndërkombëtare e murgeshave të Nënë Terezës, nё mesin e ndërtesave të larta të banesave publike, është kujdesur për të pastrehët, të varfërit, njerëzit që kanё nevojë për ndihmë dhe mbi të gjitha të sëmurët. Struktura, një ndërtesë e vogël dykatëshe, dikur kopsht fëmijësh, ofron shtretër, ushqime të nxehta dhe shërbime higjienike./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave