25 vjet kur Nënë Tereza u shpall qytetare nderi e SHBA-së
25 vjet kur Nënë Tereza u shpall qytetare nderi e SHBA-së 16.11.2022 | 02:27
Më 16 nëntor 1996, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu alias Nënë Tereza (Shën Tereza e Kalkutës), murgesha katolike romake me përkatësi etnike shqiptare dhe nënshtetësi indiane, u shpall qytetare nderi i Shteteve të Bashkuara.
 
“Populli i Amerikës është vërtet mirënjohës për shërbimin tuaj të palodhur dhe përkushtimin për të mirën më të madhe”, tha Presidenti Clinton në një letër të paraqitur së bashku me dokumentet e nënshtetësisë.
 
“Kjo është një dhuratë e Zotit. Kam frikë se nuk jam e denjë për këtë”, tha Nënë Tereza pasi mori dokumentet nga ambasadori amerikan Frank G. Wisner. Ceremonia u zhvillua në selinë e Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta (Kolkata) të Indisë.
 
Shtetësia nderi e SHBA-së është dhënë vetëm tre herë të tjera – kryeministrit britanik të kohës së luftës Winston Churchill; Diplomatit suedez Raoul Wallenberg, i cili besohet se ka shpëtuar të paktën 20,000 hebrenj nga nazistët; dhe themeluesëve të Pensilvanisë, William Penn dhe gruas së tij, Hannah. /lbanianvintagephotography /KultPlus.com
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave