Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit 1455 në Krujë
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit 1455 në Krujë 21.01.2026 | 01:37
Në kuadër të 558-vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë ka ekspozuar për publikun një hartë portulane të vitit 1455, e konsideruar një dokument i rrallë me rëndësi historike dhe europiane.
 
Harta është hartuar nga Bartolomeo Pareto, kartografi zyrtar i Papa Nikollës V, dhe përfaqëson një dëshmi të hershme të njohjes së figurës së Skënderbeut në qarqet ndërkombëtare të kohës. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ndau pamje nga dokumenti në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si “një dëshmi unike të historisë europiane dhe shqiptare”.
 
Sipas Gonxhes, në këtë dokument kartografik emri “Scandre Beco” (Skënderbeu) shfaqet si referencë gjeografike në një Ballkan të përfshirë nga presioni osman në rritje. Ai theksoi se prania e emrit të Skënderbeut në hartë dëshmon jehonën që figura e tij kishte që për së gjalli dhe rolin e tij në historinë e shekullit XV.
 
Ministri vlerësoi gjithashtu se ky dokument përbën një burim të rëndësishëm për studimet albanologjike dhe për historinë e Europës në kalimin nga Mesjeta në Kohën e Re, duke nënvizuar se hartat portulane shërbejnë si dëshmi konkrete të njohjes së Shqipërisë dhe të figurës së Skënderbeut në botën e asaj kohe.
 
Ekspozita synon t’u ofrojë vizitorëve një përvojë edukative dhe historike, duke vënë në pah trashëgiminë kulturore dhe rolin e Skënderbeut si simbol i rezistencës dhe identitetit shqiptar. Ministri Gonxhja ftoi qytetarët dhe vizitorët të vizitojnë muzeun dhe të njihen nga afër me këtë dokument unik me vlerë historike, kulturore dhe shkencore./atsh
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave