Princi shqiptar poston foton e rrallë të Mbretëreshës Elizabeth II me Nënë Terezën
Princi shqiptar poston foton e rrallë të Mbretëreshës Elizabeth II me Nënë Terezën 09.09.2022 | 04:14
Princ Leka ka reaguar për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 96 vjeçare. Ai ka publikuar dy fotografi, në njërën prej të cilave shihet monarkja britanike me Nënë Terezën. Fotoja është shprehur nga momenti ku mbretëresha dekoron Nënë Terezën me çmimin Order of Merit në 1983.
 
“Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II, prehet sot në paqe pas më shumë se 70 vitesh në shërbim ekskluziv të shtetit, të popullit britanik dhe të 14 kombeve të Commonwealth anembanë rruzullit që e njihnin për sovranen e tyre. Dëshmi e gjallë e mishërimit të sovranitetit kombëtar në aspektin e vet.
 
Elizabeth II përfaqëson mesazhin e pakohshëm të vazhdimësisë së shtetit, të Kurorës, që qëndron i palëkundur me përkushtim dhe vetëdije përballë sfidës dhe pasigurive. E lidhur prej gjakut, ndonëse prej së largu, me Mbretëreshën Geraldinë, ajo do te mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar, kudo ku ndodhet, dhe madhështisë së shtetit që është streha dhe mburoja e shoqërisë.
 
Më pëlqen që këtë homazh ta shoqëroj me fotografinë e çastit intim kur Mbretëresha dekoroi shqiptaren e madhe Nënë Terezën me Order of Merit, në vitin 1983. Zoti e pranoftë në mëshirën e tij dhe i priftë mbarë Madhërisë së Tij Britanike, Mbretit Charles III.”, ka shkruar ai.
 
 
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave