Shtypi spanjoll – Katolikët e Kosovës dalin nga katakombet: myslimanë ditën, të krishterë natën
Shtypi spanjoll – Katolikët e Kosovës dalin nga katakombet: myslimanë ditën, të krishterë natën 26.05.2023 | 12:00
Vitet e fundit, shumë “laramanë” – termi shqiptar që përdoret për këta katolikë të fshehur, që do të thotë “me shumë ngjyra” – janë deklaruar hapur katolikë.
 
Në një kishë të bukur me pamje nga një luginë e madhe, Ismet Sopi, një shqiptar kosovar, tregon historinë se si vendosi të dëshmonte për besimin e tij katolik, të cilin familja e tij e mbajti të fshehtë për shekuj me radhë gjatë sundimit osman në Ilirik. Sopi doli nga hija në vitin 2008, vit kur Kosova, ish-krahina e Serbisë, shpalli pavarësinë e saj, pas një dekade të luft¨s vdekjeprurëse midis rebelëve shqiptarë dhe forcave serbe.
 
“Ne jemi shumë të lumtur, sikur të kishim shlyer një borxh ndaj paraardhësve tanë, të cilët nuk patën mundësinë që ta përcaktonin lirisht besimin tonë,” tha ai për AFP.
 
Ai thotë se është pagëzuar në dhjetor të vitit 2008 bashkë me shumë anëtarë të familjes, gjithsej 36 persona. “Deri atëherë, ne jetonim si kripto-katolikë, pra, ishim myslimanë ditën dhe të krishterë natën,”.
 
Kisha e Shën Abrahamit, e ndërtuar në tokë të dhuruar nga autoritetet lokale dhe me financim nga komuniteti, kryesisht i diasporës, është inauguruar në vitin 2016 në fshatin Llapushnik, në Kosovën qendrore. Ajo ka një pamje nga Lugina e Drenicës, një rajon ku varret e shumta të guerilëve pro-pavarësisë dëshmojnë për ashpërsinë e luftimeve në vitet e 90-ta kundër forcave serbe, të dirigjuara nga Beogradi.
 
Lufta i la mbi 13,000 të vdekur, shumica dërrmuese shqiptarë të Kosovës, dhe përfundoi vetëm pas bombardimeve të NATO-s.
 
Vitet e fundit, shumë “laramanë” – termi shqip i përdorur për këta katolikë të fshehur, që do të thotë “shumëngjyrësh”, – janë deklaruar hapur katolikë.
 
Megjithëse shifrat e sakta është e pamundur të dihen, Shan Zefi, Vikar i Përgjithshëm i Dioqezës Prizren-Prishtinë, vlerëson se katolikët përbëjnë 2-3% të 1.8 milionë kosovarëve, 90% e të cilëve janë myslimanë, të cilët e praktikojnë islamin liberal.
 
Pas pushtimit të Ilirikut nga ana e tyre në shekullin e 14-të, osmanët imponuan Islamin mbi popullsinë shqiptare për 500 vjet.
 
Shumë nga të krishterët që nuk ikën pas ardhjes së osmanëve, u konvertuan për t’i shpëtuar presionit, thotë Shan Zefi, 63 vjeç, një studiues që ka shkruar libra për “laramanët”, dhe të cilët detyroheshin të paguanin taksa veçanërisht të larta, por kishin edhe përfitime të mëdha sociale nëse konvertoheshin. Gjatë sundimit osman, shumë manastire dhe kisha u kthyen në xhami. Disa të konvertuar ndryshonin emrat e tyre dhe merrnin pjesë vetëm në festimet islame si Aid al Fitr, që shënon fundin e Ramazanit. Por disa familje qëndruan fshehurazi besnike ndaj fesë katolike, brez pas brezi, duke u lutur në intimitet, brenda shtëpive të tyre.
 
Në Katedralen e Zojës Ndihmëtare në qytetin e Prizrenit, djep historik i katolicizmit kosovar, Shan Zefi beson se rikthimi në fenë e të parëve është proces i pakthyeshëm. “Unë mendoj se shqiptarët do të guxojnë të dalin nga katakombet, do të dalin e të thonë se janë të lirë t’i përkasin këtij apo atij besimi”, thotë ai. Për te, popullsia shqiptare është shumë më e afërt me perëndimin e krishterë.
 
“Kosova mund të shërbejë si shembull për të gjithë sepse qytetarët e saj po tregojnë se bashkëjetesa paqësore mes dy feve është e mundur, sidomos në botën e sotme”, thotë analisti Lekë Musolli, drejtor i Radio Alba.
 
Organizata që përfaqëson myslimanët e Kosovës (BIK) thotë se e pranon këtë fenomen dhe e krahason situatën me atë të vendeve të tjera konservatore islame, ku apostazia është e dënueshme, madje edhe me vdekje. Besimi dhe feja nuk duhet të politizohen e as të ndahen”, theksojnë nga BIK./dardaniapress
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave