Një shqiptar në mesin e 12 fotove më ikonike të vitit 2025 sipas BBC
Një shqiptar në mesin e 12 fotove më ikonike të vitit 2025 sipas BBC 09.09.2025 | 14:25
BBC ka renditur fotografinë e Olsien Muçobegës, 33-vjeçar nga Shqipëria, në listën e 12 imazheve më të rëndësishme të vitit 2025.
 
Fotoja, e realizuar nga Thanasis Stavrakis për agjencinë Reuters, u shkrep gjatë zjarreve shkatërrimtare që goditën rajonin e Ahaisë në Greqi këtë verë.
 
Në të shihet Muçobega duke shpëtuar një dele nga flakët, ndërsa e transporton me motor përmes tymit dhe zjarrit.
 
Ngjarja ndodhi në gusht, kur zjarret masive rrezikuan jetën e banorëve dhe kafshëve, duke detyruar shumë njerëz të braktisnin shtëpitë e tyre.
 
BBC e ka cilësuar fotografinë si një imazh me domethënie të thellë simbolike, duke e krahasuar me ikonografinë e “Bariut të Mirë” në artin e krishterë, ku Krishti bart mbi supe një kafshë të brishtë. Sipas medias britanike, kjo ngjashmëri e kthen fotografinë në një nga momentet më prekëse dhe të fuqishme të vitit./KultPlus.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave