Shteti i Vatikanit është shteti më i vogël në botë (0.44 km2). Ndonëse është brenda territorit të Romës, shteti i Vatikanit është një vend i pavarur i krijuar në vitin 1929 dhe drejtohet nga Papa, udhëheqësi i Kishës Katolike Romane.
Shumica e banorëve të Vatikanit punojnë për Selinë e Shenjtë, institucioni që qeveris Kishën Katolike Romane. Ndërsa Rusia është shteti me sipërfaqen më të madhe në botë (17.098.242 km2).
Rusia u bë e fuqishme dhe ushtroi ndikim botëror si perandori dhe më pas si njësia më e madhe kushtetuese e Bashkimit Sovjetik, shteti më i madh në botë me rregullim kushtetues socialist dhe superfuqi e pranuar botërisht. Vendi njihet për cilësi në arte dhe shkenca.